Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional

16 maj 2026 | 19:36

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje ishte e panevojshme dhe se kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre.

Sipas saj, si zgjedhjet e 28 shkurtit edhe ato të 7 qershorit do të jenë humbje për Kosovën, duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, miratimin e ligjeve, financat dhe përfitimin në kohë të ndihmave nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë në emisionin “Info Magazine” Alma Lama tha se mungesa e kompromisit po dëmton besimin e qytetarëve në institucione dhe po ndikon negativisht edhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas saj, Kosova po perceptohet si një shtet jofunksional.

“Shkuarja në zgjedhje tani që ishte krejt e panevojshme, sepse kompromisi do të nevojitet edhe pas zgjedhjeve, dhe do të duhej të ishte gjetur vjet. Zgjedhjet e 28 shkurtit dhe tani të 7 qershorit kanë qenë të panevojshme dhe kjo për Kosovën do të thotë humbje e madhe. Sa i përket zhvillimit, ekonomisë së Kosovës, ligjeve që presin për t’u miratuar, financave, ndihmave të BE-së që Kosova nuk do të përfitojë në kohë”.

“Në të gjitha aspektet është humbje për Kosovën. Pastaj mungesa e kompromisit po e dëmton Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, po dëmton besimin e qytetarëve ne institucione, dhe po dëmton edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova po perceptohet si një shet jofunksional”, tha ajo në “Info Magazinë” në Klan Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO ka ndarë fotografi nga një stërvitje e përbashkët e…