Lamçja rikthehet në Kosovë, zgjedh Vushtrrinë

05 gusht 18:59

Futbollisti nga Shqipëria, Eri Lamçja, është rikthyer sërish në futbollin e Kosovës, por ndryshe nga hera e parë, sulmuesi këtë herë vendosi për ofertën e Vushtrrisë.

“Sulmuesi 25-vjeçar, i lindur në Elbasan, pjesë e Akademisë së KF Elbasanit, duke vazhduar më pas me klubet e KF Teutës së Durrësit dhe KF Luftëtarit nga Gjirokastra, ndërsa në edicionin 2018/19 është transferuar në ekipin e KF Dritës nga Gjilani, ku pas qëndrimit gjashtëmujor transferohet te skuadra e KF Bylis nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vushtrrisë.

Kjo e fundit në edicionin 2019/2020 do të bëjë gara në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radja Nainggolan edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Interit.…