Nainggolani rikthehet te Cagliari

05 gusht 2019 | 18:32

Radja Nainggolan edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Interit. Mesfushori belg i ka dhënë fund aventurës me Interin vetëm pas një viti qëndrim në “Giuzzeppe Meazza”.

Nainggolan i është bashkuar Cagliarit si huazim nga Interi, por që klubi italian nuk e ka të drejtën e blerjes.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Radja Nainggolan është rikthyer në shtëpinë e vet. ‘Ninja’ dëgjoi zemrën e tij dhe zgjodhi të rikthehet te Cagliari”, thuhet në njoftimin e klubit italian. 31-vjeçari u largua nga Cagliari për t’u transferuar në Romë ku u bë një nga mesfushorët më të njohur në botë para se edicionin e kaluar t’i bashkohet Interit. Për “Ninjan” në garë ishin edhe Fiorentina dhe skuadra kineze.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar…