Lampard: Jam humbësi më i keq në botë

15 gusht 14:28

Trajneri Frank Lampard ka lëshuar mundësinë që ta nisë me titull aventurën te Chelsea. Ikona e “Bluve të Londrës” pati punë me ekipin e Jurgen Klopp dhe humbi pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta lojë u mbyllën 2-2.

“Jam humbësi më i keq në botë dhe e urrej këtë”, ka thënë Lampard.

Ai kishte humbur mundësinë të fitojë këtë trofe si lojtar dy herë, në vitin 2012 dhe 2013, kur Chelsea ishte mposhtur nga Atletico Madridi dhe Bayern Munich, dhe e humbi tani mundësinë edhe si trajner.

“Mënyra se si ata luajtën, shpirti që treguan, dëshira, kualiteti…. e di që kemi humbur, por kemi fituar besim për sezonin. Treguam se kemi kualitete, por nganjëherë futbolli është edhe fat”, ka shtuar Lampard.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CHARLES BUKOWSKI Këta dy të rinj në oborrin përballë meje…