Lampard: Paraqitja jonë ndaj Bayernit ishte e dobtë

26 shkurt 2020 | 09:59

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka pranuar se Bayerni ka dominuar plotësisht në ndeshjen e së martës mbrëma në Londër. Bayerni fitoi 3:0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

“Paraqitja ishte e dobtë dhe duhet të pranojmë këtë. Na kanë dominuar në çdo aspekt. Niveli i Bayernit si ekip bënë që të kërkoj rregullisht titullin në Bundesligë dhe në Evropë. Jam i dëshpëruar që nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Duhet të pranojmë këtë disfatë dhe të punojmë për të arritur në nivelin që e dëshirojmë”, ka thënë Lampard për BT Sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht që në Kosovë, deri më tani ende nuk është…