Lamtumira prekëse e Onanas nga Interi: Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar

19 korrik 2023 | 13:00

Ish-portieri i Interit, Andre Onana foli për “Gazzetta dello Sport” për ndjenjat e tij, tani që po largohet nga klubi zikaltër për t’u bashkuar me Manchester United: “Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar. Të largohem nga Interi do të thotë të largohem nga një familje, jo një skuadër normale. E kuptova që të jesh me Interin është një mënyrë për të qenë në botë, për të jetuar jetën…”.

Portieri kamerunas më pas u ndal në të kaluarën e tij tek Interi: “Po flas vërtet për magjinë, një shkëndijë me mjedisin. E di që do të jem në gjendje të udhëtoj nëpër botë, por do të jetë e vështirë të gjej tifozë të tillë dhe një ‘kurba’ si ajo e Interit. ‘San Siro’ dhe zikaltrit më dhanë emocione unike, që nuk do t’i harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime. Në disa ndeshje ishim një: kisha ndjesinë që nuk luaja me 11, por me 80.000 lojtarë. Aftësia për ta përjetuar nga brenda ishte një privilegj, që ma ka dhënë futbolli dhe jeta. Gjëja e rëndësishme është të jesh i sinqertë dhe gjithmonë t’iu thuash njerëzve të vërtetën”, ka shtuar ai.

“Unë jam një person që dua gjithmonë sfida të reja. Të luash në Premier Ligë dhe për një klub si Manchester United është e parezistueshme. Të gjitha palët donin që kjo të ndodhte… Ajo që ka rëndësi është se nëse do të kisha qëndruar, do të isha po aq i lumtur, sepse nuk kam pasur kurrë probleme tek Interi. Në të vërtetë, në Milano lindi një magji që është pothuajse e vështirë të shpjegohet”, ka deklaruar Onana.

Kamerunasi largohet nga zikaltrit, por mes deklaratave të tjera nuk ia mbyll derën një rikthimi hipotetik: “Kush e di, jeta është e paparashikueshme, ndoshta një ditë do të kthehem edhe unë… Dhe, nëse kjo ndodh ndonjëherë, jam i sigurt se njerëzit do të më përqafojnë si tani, sepse më njohin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në kuadër të vizitave në…