Lana Del Rey e merr të dashurin në tapetin e kuq të Grammys

28 janar 2020 | 11:17

Lana Del Rey dhe i dashuri i saj e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre tashmë edhe në tapetin e kuq. Këngëtarja 34-vjeçare është parë e shoqëruar nga Sean “Sticks” Larkin në festën para mbajtjes së Grammy 2020.

Ajo kishte veshur një fustan të zi me detaje bezhë që kishte krahë të lëshuar dhe një çarje të thellë te këmbët, derisa i dashuri i saj kishte zgjedhur një kostum të zi. Kjo është edhe hera e parë që çifti është fotografuar së bashku në një ngjarje publike ku ka të pranishëm shumë yje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i muzikës pop, Billie Eilish, është fituesja e madhe…