Lansohet projekti për një Prizren të qëndrueshëm

04 dhjetor 16:53

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) kanë nënshkruar marrëveshjen për një projekt që do të kontribuojë në uljen e cenueshmërisë nga ndryshimet klimatike në Kosovë.

Kjo marrëveshje është në partneritet me Komunën e Prizrenit.

Ky projekt dyvjeçar “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi” do të ndihmojë qytetin e Prizrenit në zvogëlimin e emetimeve të përgjithshme të gazrave serrë (GHG) përmes bashkëpunimit ndërsektorial në nivel komunal.

Përmes bashkëpunimit midis industrisë, qeverisjes lokale, sektorit privat, shoqërisë civile (përfshirë OShC-të që merren me çështje të grave) dhe institucioneve arsimore, projekti do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të shëndetshme të jetesës urbane dhe rritje të qëndrueshme; dhe në të njëjtën kohë, duke u bërë  shembull si duhet ndërhyrë edhe në qytetet tjera të Kosovës.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadbere Krasniqi nga Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi për…