Lansohet raporti “Paraja publike e shpenzuar në media – 2016”

13 dhjetor 2017 | 12:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka lansuar raportin “Paraja publike e shpenzuar në media (2016)” ku u shpërfaqen të dhënat statistikore financiare rreth shpenzimit të parasë publike për informim publik.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e AGK-së kanë sqaruar metodologjinë dhe punën që është bërë gjatë procesit të hulumtimit si dhe telashet që janë shfaqur në këtë proces.

“Shuma totale e mjeteve të shpenzuara për informim publik nga institucionet e vendit është 812,130.36 euro. Kjo shumë përfshin të gjitha format e pagesave që ju kanë bërë mediave qoftë nga institucionet qendrore apo ato komunale. Raporti gjithashtu sjell edhe 6 rekomandime të cilat do të ndihmonin pasqyrimin më të qartë dhe transparencë në shpenzimin e fondeve publike për kategori të ndryshme të informimit publik – duke përfshirë kategori të ndryshme siç janë: publikime dhe shpallje, reklama, shërbime mediale, transmetim të seancave, subvencione dhe grante në varësi nga institucioni përkatës”, është thënë në komunikatën e AGK-së.

Raportin në formë elektronike mund ta merrni duke kontaktuar AGK-në apo edhe duke vizituar uebfaqen e AGK-së e cila do të lansohet brenda pak ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e…