Laporta: Dua që Messi ta përfundojë karrierën në Barcelonë

29 korrik 2022 | 12:02

Joan Laporta e ka shprehur haptazi dëshirën që Lionel Messi ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë.

Në një intervistë të dhënë së fundi ai është shprehur se kjo është aspirata e tij dhe e klubit.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë. Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, ka thënë Laporta.

Messi është larguar nga Barcelona në sezonin e kaluar, pas shumë viteve të suksesshme me katalunas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu, ka…