Laporta flet për të ardhmen e De Jong dhe Dembeles

06 korrik 2022 | 17:40

Joan Laporta, president i Barcelonës ka folur për të ardhmen e Frenkie de Jong dhe të Ousmane Dembele, për të cilët po spekulohet se mund të largohen nga “Camp Nou”.

Ai ishte i pranishëm në prezantimin e Franck Yannick Kessiet në fanellën “Blaugrana”, ku është ndalur të flasë edhe për tema dhe çështje të tjera.

“Frenkie është një lojtar i Barcelonës dhe nuk është në shitje”, ka thënë Laporta, edhe pse kohëve të fundit flitet se mesfushori holandez mund të përfundojë në Manchester United.

Ndërkohë, kreu i klubit katalanas foli edhe për futbollistin francez, të cilit i ka skaduar kontrata.

“Dembele? Nuk ka një datë fikse. Nëse nuk e pranon propozimin tonë, nuk mund të qëndrojë këtu, s’mund të bëjmë më shumë. Duhet ta menaxhojmë mirë çështjen e rrogave, në mënyrë që të mos kemi mungesë të ekuilibrit”, përfundoi Laporta.

Dembele ka oferta nga klubet e njohura evropiane, por ekziston mundësia që ta vazhdojë kontratën edhe për dy vjet, pas 5 vjet qëndrimi deri më tani në “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Marash Kumbulla, pas një sezoni…