Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë

19 prill 2021 | 11:18

Joan Laporta u shfaq mjaft i sigurt për sigurimin e së ardhmes të Lionel Messit pasi përcolli fitoren e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Presidenti i sapozgjedhur vëzhgoi nga tribunat në Sevilje ndërsa kapiteni i ekipit të tij shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.

“Leo është lojtari më i mirë në botë. Ai është shumë i lidhur me këtë klub. Unë jam i bindur se ai dëshiron të qëndrojë dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë në mënyrë që ai të qëndrojë. Sot ne pamë që ai ishte i rrethuar nga një ekip i shkëlqyeshëm. Ata luajtën futboll shumë mirë”, ka thënë Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës edhe gjatë 24 orëve të fundit ka…