Laporta: Nëse unë nuk fitoj, Messi largohet nga Barcelona

02 mars 22:22

Fushata për president te skuadra e Barcelona është duke u zhvilluar te televizionet më të njohura në Spanjë. Tre kandidatët Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa kanë kohë për ta shpjeguar programin e tyre për zgjedhjet deri më 7 mars.

Më i qartë ka qenë Joan Laporta që ka prekur argumentin e së ardhmes së Lionel Messit.

“Mund të jetë fakti që ne nuk mund të luftojmë në nivelin monetar, por Messi nuk drejtohet drejt parasë. Dëshiron ta mbyllë karrierën sportive sa më lart të jetë e mundur. Me Messin kam një marrëdhënie të mirë dhe respekti. Jam i bindur se nëse do të fitojë një kandidat tjetër, nuk do të vijojë te Barcelona”, ka deklaruar Laporta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie ka shitur një nga dhuratat më të shtrenjta…