Largim i rëndësishëm nga Juventusi

26 maj 2021 | 17:49

Juventusi ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me drejtorin sportiv, Fabio Paratici.

Takimi i mbajtur mes bordit të klubit rezultoi me largim të drejtorit italian. Me largimin e tij, përgjegjësitë e drejtorit sportiv do t’i marrë Federico Cherubini.

Juventus do të vlerësojë një sezon të dobët brenda dhe jashtë fushës dhe kontrata e drejtorit sportiv skadon këtë verë, e që Biankonerët nuk kishin vullnetin që të vazhdonin me të.

“La Repubblica” raporton se klubi do të vazhdojë më tej për të diskutuar të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlo, dhe thashethemet në Itali sugjerojnë që Massimiliano Allegri është vendosur për një kthim në ekip.

Me largimin e Paraticit, ish-trajneri do të jetë i lumtur të kthehet, dhe gazeta zbulon se Juventusi nuk ka ndërmend të presë trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i kreut të Organizatës së Veteranëve të…