Largon dy trafo nga “Trepça”

24 gusht 2019 | 15:49

Dy trafo sapo janë zhvendosur nga prona e “Trepçës”. Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e Re”, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, i cili ka thënë se nuk i di arsyet pse janë duke u bart këto dy  trafo dhe për këtë ka kërkuar sqarime.

“Ne nuk e dimë pse KEDS-i, po i bartë këto dy trafo dhe po rrezikohemi që në rast se do të ketë ndonjë avari siç ka ndodh para pesë muajsh, atëherë minatorët tanë do të mbesin të ngujuar, pasi s’kemi ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë Sadiku.

Kurse, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se dy trafot e tërhequra ishin jashtë funksionit pasi ato janë 35/10 kV.  “’KOSTT’ ka ndërtuar në atë pjese nënstacionin e ri 110/10 kV “Ilirida”. Prandaj, dy trafot e tërhequra nga KEDS-i, ishinë jashtë funksionit pasi ato janë 35/10 kV. Pra, ka ndryshuar struktura e rrjetit prandaj nuk mund të përdoren si rezerve ato pasi s’ekziston më furnizimi nga linjat 35/10 kV dhe po t’i leme aty ato nuk mund të vihen me në funksion”, ka thënë Buzhala.

Ndërkaq, nga”KOSTT”-i,  kanë thënë se deri në fillim të shtatorit, pritët që zgjedhj e përkohshme, të zëvendesohët përmes furnizimit nga nënstacioni i ri 110/10(20) kV “Ilirida”.

Sipas “KOSTT”-it, në asnjë rrethanë  kombinati “Trepça”, s’mund të jetë pa u furnizuar me enërgji elektrike”.

“Nuk pritët të ketë  probleme në furnizimin  e kombinatit “Trepça”, me enërgji elektrike. Zgjedhja e përkohshme e furnizimit të nenstacionit “NS Trepça”, pas avarisë në dimrin e kaluar, është bërë nga KOSTT dhe përmes kësajzgjidhje, KEDS-i,  ka siguruar furnizimin e kombinatit “Trepça”. Pritet që deri në fillim të shtatorit zgjidhja e përkohshme, të zëvendesohët përmes furnizimit nga nënstacioni i ri 110/10(20) kV “Ilirida”. Në asnjë rrethan në kombinati “Trepça”, nuk mund të jetë pa u furnizuar me enërgji elektrike”, është thënë në përgjigjën e “KOSTT”-it, dhënë gazetës “Epoka e Re”.

/Epoka e Re/ A.MAVRAJ

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka arritur të sigurojë fitoren e parë në sezonin…