Latif Gashi ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

19 gusht 2020 | 16:13

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi, ka bërë me dije se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet më 27 gusht 2020”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Gashit:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet më 27 gusht 2020.

Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi: Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së. Procesin e pavarësisë dhe atë të shtetndërtimit. Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK, ai nga gjykata e EULEX-it, (gjithsej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare). Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së.

Tani dhe kurdo qoftë, unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë.

Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jashtë saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së aleancës ndërkombëtare NATO të prira nga ShBA.

Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjitet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojmë historinë nga robëria në liri…!

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!LG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se kursimi i ujit…