Latifi: Ata që janë kundër shesheve kanë mentalitet të sokaqeve

07 janar 2024 | 00:21

Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar paralajmërimin e disa agrofobëve të cilët po e kundërshtojnë sheshin e Prishrinës.

Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë një krahasim të kohës sa në krye të Prishtinës ishte Ismet Beqiri dhe të qeverisë komunale tani.

“Kur e pat fillu ndërtimin e sheshit të Prishtinës nga Kuvendi i Kosovës deri tek Hotel Grandi, s’patën lanë gja pa i thanë Ismet Beqirit, kryetarit të atëhershën të Komunës”, ka shkruar Latifi.

Poashtu Latifi ka thënë se “Dekada më pas agorafobët janë çu prapë dhe kërkojnë të mbyllet pjesa e sheshit që fillon nga Grandi e përfundon tek udhëkryqi i Lesna’s. Paskan thirrë edhe protesta. Akuzat janë si ato të para 20 viteve”.

Profesori Latifi këta protestues i ka quajtur agorafobë.

“Në krejt botën normale njerëzit kërkojnë sa më shumë hapësira publike, sheshe e parqe në qytetet e tyre, ndërsa këtu e duan të kundërtën e tyre. Kjo quhet agorafobi, frikë iracionale nga sheshet. Dhe agorafobia gjithmonë vjen nga jeta e mbyllur dhe mentaliteti i sokaqeve.”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i tij:

Kur e pat fillu ndërtimin e sheshit të Prishtinës nga Kuvendi i Kosovës deri tek Hotel Grandi, s’patën lanë gja pa i thanë Ismet Beqirit, kryetarit të atëhershën të Komunës. E shkatërroi qytetin! E ka futur Prishtinën në kaos! E ka blloku Prishtinën! Këto ishin disa prej shumë akuzave që i bëheshin atij. Pastaj kur sheshi u bë, të gjithë filluan ta pëlqenin. Kryeqyteti i vetëm në Europë pa shesh qendror, tani mund ta hiqte këtë epitet të turpshëm.

Dekada më pas agorafobët janë çu prapë dhe kërkojnë të mbyllet pjesa e sheshit që fillon nga Grandi e përfundon tek udhëkryqi i Lesna’s. Paskan thirrë edhe protesta. Akuzat janë si ato të para 20 viteve. Në krejt botën normale njerëzit kërkojnë sa më shumë hapësira publike, sheshe e parqe në qytetet e tyre, ndërsa këtu e duan të kundërtën e tyre. Kjo quhet agorafobi, frikë iracionale nga sheshet. Dhe agorafobia gjithmonë vjen nga jeta e mbyllur dhe mentaliteti i sokaqeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtegtime nëpër Atdhe (CCLXXV) Shkruan: Berat Luzha Korabi është mali…