Latifi bisedon me përfaqësuesit e bizneseve për organizimin e një panairi në Rahovec

29 nëntor 2018 | 15:51

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të enjten takim me përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe përpunuese, me të cilët ka diskutuar për organizimi i panairit me prodhime vendore të komunës dhe promovimi i tyre.

Latifi ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve të pranishëm në takim, dhe më pas u ka thënë atyre se qëllimi i takimit është organizimi panairit me prodhime vendore të komunës dhe promovimi i tyre. “Më shumë se sa në Rahovec që ka prodhime vendore, nuk ka në asnjë komunë tjetër të Kosovës, për këtë arsye planifikojmë që ta organizojmë një panair. Andaj kërkoj nga ju, që të mbështeteni këtë iniciativë, në mënyrë që ky panair të jetë edhe më i suksesshëm”, është shprehur kryetari Latifi.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin të pranishëm në takim, e mbështetën propozimin e kryetarit Latifi për organizimin e panairit dhe u shprehen të gatshëm që të kontribuojnë dhe të jenë pjesëmarrës në panair, me produktet të cilët ata prodhojnë.

Gjatë takimit, u formua këshilli organizativ prej dhjetë anëtarësh, për organizimin e panairit dhe u tha që për kohen, vendin e mbajtjes dhe zgjatjen e panairit, do të vendos këshilli gjatë takimeve që do t’i mbajnë në ditët e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bratislavë të Sllovakisë më 28 dhe 29 nëntor u…