Latifi i quan goditje të qëllimshme sulmet ndaj Veselit

23 maj 2019 | 16:48

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se “goditjet” e fundit kundër Veselit kanë për qellim që ta ndalin atë në mënyrë që të heq dorë nga ideja për tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Latifi ka thënë se këto goditje kundër Veselit e kanë emrin polici, prokurori dhe Agjenci e Kosovës për Inteligjencë (AKI)

“Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej 16 deri më 21 maj 2019 në Kosovë kanë…