Latifi kërkon nga inspektorët lirimin e trotuareve

16 janar 2020 | 14:09

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur një takim me inspektorët komunalë ku ka kërkuar nga ta që të merren aksione për lirimin e trotuareve dhe larimin e hekurishteve të cilat janë në vende të papërshtatshme në këtë komunë.

Latifi ka theksuar se qëllimi i këtij takimi ishte forcimi dhe shtimi i inspektimeve në territorin e Rahovecit.

“Kërkova që të jenë me operativ në terren, në zbatim të plotë të ligjit me qëllim të krijimit të kushteve më të mira higjeno-sanitare, mbrojtjes së mjedisit, për rend dhe rregull urbanistik etj. Inspektoratit në bashkëpunim me policinë ju është dhënë e drejta ligjore që të shqiptojnë apo të propozojnë edhe masa ndëshkuese për subjektet që shkelin apo nuk zbatojnë ligjet, për t’u siguruar që të gjithë të trajtohen barabartë para ligjit. Me theks të veçantë kërkova të ndërmarrin masa për: lirimin e trotuareve, trajtimin me standarde dhe largimin e hekurishteve që janë pa vend e në kundërshtim me ligjin, ndërtimet pa leje, deponitë e mbeturinave, shqiptimin e gjobave mandatore dhe heqjen e reklamave të vendosura kundërligjshëm, në të gjitha vendbanimet”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe funksionaliteti më i mirë i organeve komunale, parasëgjithash, zbatimi i ligjit janë kontribut i domosdoshëm për më shumë siguri dhe për mjedis më të pastër e ekologjik për qytetarët e Rahovecit.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtorit të Inspektoratit, Besnik Hoti dhe ai i Urbanizmit, Rumir Zhuniq.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
35 vjet më parë, trashësia e borës në Kosovë kishte…