Latifi: Kurti gjithë propagandën e ka bërë me Veriun, sot e pa se çka është Mitrovica

30 janar 2021 | 23:38

Profesori Blerim Latifi ka komentuar vizitën e dështuar të kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në Mitrovicë. Thotë se Kurti gjithë propagandën e ka bërë me Mitrovicën.

“Unë e mirëkuptoj edhe e çmoj mënyrën se si ka vepruar z.Kurti’, thotë Latifi në Pressing.

“Do të thotë, nuk ka pasur rrugë tjetër përveçse me u tërheq përndryshe ka mujt me u shkaktu incident, madje edhe gjakderdhje, të cilat pastaj do të kishin pasur pasoja për Kosovën”, shtoi ai.

“Konsideroj se ky incident faktikisht e ka shemb një nga adutët më të fuqishme të cilat Vetëvendosja i ka përdorë këtyre viteve për t’i goditur kundërshtarët”, theksoi Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim…