Latifi mban takimin e radhës me drejtorët komunalë, njoftohet me punët e së secilës drejtori

18 dhjetor 2023 | 13:15

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët ka diskutuar një varg çështjesh të angazhimeve ditore, planeve të mëtejme në secilin sektor të komunës, raportet për punët javore, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.

“Këto takime kanë për qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për t’u avancuar më tutje”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit