Latifi nënshkruan marrëveshjen për rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në tre fshatra

28 korrik 2022 | 16:34

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me Visar Hasi, u.d. i KRU “Gjakova”, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në fshatrat: Ratkoc, Bratotin dhe Vrajakë.

Vlera e projektit është 61,000.00 euro, nga të cilat Komuna e Rahovecit do të financojë 49% të mjeteve, ndërkaq KRU “Gjakova” 51%.

“Nevoja për përmirësim të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit është e madhe, prandaj përmes këtij projekti synojmë që t’u japim zgjidhje problemeve të shumta dhe të kahershme të furnizimit me ujë për qytetarët e tri fshatrave. Falënderoj drejtuesit e KRU ‘Gjakova’ dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim edhe më tej, për të përmirësuar furnizimin me ujë në këto fshatra dhe në vendbanime të tjera të komunës së Rahovecit”, ka bërë me dije kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti amerikan: Investimi i ShBA-së, votëbesimi për të ardhmen e…