Latifi thotë se secila qeveri në Kosovë është e parapërcaktuar të dështojë

12 nëntor 2019 | 14:31

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi, duke komentuar zhvillimet rreth formimit të qeverisë se re, ka thënë se secila qeveri është e parapërcaktuar të dështojë për shkak të hendekut shoqëror e politik.

“Zakonisht kur ndodhin rotacionet politike, njerëzit përfshihen prej një lloj entuziazmi se tash e tutje gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur. Në Kosovë, ky entuziazëm kalon shpejt, sepse shpejt kuptohet se fati i qeverisë së re, pak a shumë, do të jetë i ngjashëm me atë të qeverive të kaluara”.

“Secila qeveri në Kosovë është paracaktuar të dështojë, për shkak se objektivisht e ka të pamundur ta mbyll hendekun e thellë i cili ekziston midis pritjeve të mëdha që kanë njerëzit nga qeveria dhe burimeve të kufizuara financiare të saj. Kur krejt kësaj i shtohen edhe keqmenaxhimi i këtyre burimeve dhe korrupsioni i militantëve të ardhur në pushtet, atëherë dështimi vetëm sa përshpejtohet dhe mandatet ndërpriten para kohe”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, me anë të…