 
                    Latifi viziton biznesin familjar “Metal Shehu”
                22 janar 2025
                |  12:18
            
        Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit është kandidat për deputet në listën e AAK-së me numër 16.
Ai sot ka vizituar biznesin familjar “Metal Shehu” një traditë e trashëguar që nga viti 1984.
“Ishte kënaqësi të takoja pronarin Menan Shehu dhe ekipin e tij prej 6 punëtorësh, të cilët me përkushtim merren me përpunimin e metaleve. Gjatë bisedës sonë, u ndalëm tek sfidat e tyre kryesore, veçanërisht mungesa e punëtorëve të kualifikuar, një çështje që kërkon angazhim të përbashkët për zgjidhje. Falënderoj familjen Shehu për punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar suksese të mëtejshme!”, ka shkruar Latifi.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        