Lazio e zyrtarizon Sarrin

09 qershor 2021 | 14:42

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhekaltër përmes rrjeteve sociale.

Pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, midis Serie A dhe Premier Ligës, trajneri kampion italian në vitin 2020 rifillon nga kryeqyteti, ku do të provojë të fitojë trofe. Lazio në rrjetet sociale postoi së pari vetëm një cigare, pastaj kostumin sportiv të skuadrës dhe një bankë. Të gjitha të dhëna shumë të qarta për trajnerin e ri.

I shkarkuar nga Juventusi, pasi dështoi në Ligën e Kampionëve 2019-2020, Sarri qëndroi pa punë një vit, duke pritur një stol në të cilin do të vazhdonte karrierën si trajner.

Sarri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare; deri më 2023. Ai do të fitojë 3 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë këtij muaji pritet të…