Lazio me përmbysje mposhti Interin

16 tetor 2021 | 22:05

Lazio ka arritur një fitore të madhe me përmbysje 3-1 ndaj Interit.

Skuadra e Sarrit nuk e nisi aspak mirë duelin. Në minutën e 12-të, Elseid Hysaj do të shkaktonte një faull brenda zonës ndaj Barellas, teksa për arbitrin s’kishte asnjë dyshim se ishte 11-metërsh. Nga pika e bardhë Ivan Perisic do të arrinte që të shënonte.

Lazio e kishte të vështirë që të reagonte, me Felipe Anderson që ishte i vetmi që vendosi në vështirësi mbrojtjen zikaltër. Në minutën e 63-të, Bastoni prek një top me dorë brenda zonës pas një goditje nga këndi. Arbitri akordon penallti, teksa nga pika e bardhë do të shkonte Immobile. Sulmuesi i Lazios nuk fal përballë portierit Handanoviq.

9 minuta nga fundi i sfidës, Immobile ndalet nga Handanovic, por në vijimin e aksionit Felipe Anderson e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Lojtarët e Interit protestuan për shkak se Dimarco ishte i shtrirë, por në fakt ishte Lautaro që e vijoi aksionin, duke mos e larguar fillimisht.

Në kohën shtesë, Milinkovic-Savic shënoi një gol të bukur me kokë, duke i dhënë goditjen e fundit zikaltërve. Kjo është humbja e parë në këtë sezon për Interin në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli u kualifikua në finale të Superkupës Mbarëkombëtare,…