Lazio merr tri pikët ndaj Atalantës

08 tetor 2023 | 17:15

Lazio fitoi në Olimpico ndaj Atalantës me rezultatin 3-2, teksa në fushë ishin edhe dy lojtarë të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti. Bardhekaltërit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sfidë duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht, ishte një autogol i De Ketelaere në minutën e pestë ndërsa gjashtë minuta më pas, kryeqytetasit shënuan sërish këtë herë me Castellanos.

Megjithatë, Atalanta reagoi dhe shkurtoi diferencat me anë të Ederson që shënoi me kokë pas një harkimi të Ruggerit. Pjesë e dytë nisi mirë për bergamaskët që gjetën edhe golin e barazimit me anë të Kolasinac në minutën e 63-të.

Vendasit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit dhe shënuan të tretin me anë të Vecinos 7 minuta ga fundit. Pas këtij goli, Lazio ia doli ta mbronte rezultatin dhe mori tre pikë shumë të vlefshme duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në vend të 12-të. Atalanta mbetet në kuotën e 13 pikëve në vend të gjashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 90 konsumatorë janë ankuar se kanë rënë pre e…