Lazio mposhti Parmën

22 shtator 2019 | 22:44

Lazio ka fituar ndeshjen e javës së katërt të Serie A ndaj Parmës me rezultatin 2-0 në Olimpico.

Kryeqytetasit kanë kontrolluar takimin nga minuta e parë e deri tek e fundit, duke marrë tri pikë të rëndësishme që e çojnë në vend të 5-të të renditjes me 7 pikë.

Ishte Ciro Immobile ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8’ me një gol fantastik në hyrje të zonës. Parma nuk reagoi teksa vendasit ishin më të qetë duke menaxhuar mirë avantazhin.

Pas pushimit erdhi goli i dytë me Marusiq në minutën e 67’. Strakosha nuk kishte shumë punë sot teksa Parma ka goditur vetëm një herë kuadratin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në mbrëmje ka mbajtur…