Lazio nuk gabon ndaj Genoas, vazhdon garën për titull

23 shkurt 2020 | 14:47

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa, me rezultat prej 2 me 3.

Marushiq shënoi golin e parë në minutën e dytë të takimit. Shifrat i dyfishoi Immobile duke shënuar në minutën e 51 të ndeshjes.

Cassata e ngushtoi rezultatin vetëm gjashtë minuta më vonë. Por, Lazio shënoi sërish përmes Cataldit në minutën e 71.

Genoa arriti të ngushtojë rezultatin por nuk arriti të marrë pikë nga kjo ndeshje. Golin e fundit e shënoi Criscito në minutën e 90 nga penaltia.

Lazio mban vendin e dytë tani me 59 pikë, derisa Genoa në vendin e 18 ka 22 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Redona Koçi është modelja me shumë ndjekës në “Instagram”, e…