Lazio rrezikon pozitën e dytë në Seria A

11 korrik 2020 | 20:49

Lazio ka humbur komplet kontrollin teksa nuk arrin të fitojë në tri ndeshje radhazi. Si për të rënduar akoma më keq problemet në kampin bardhekaltër, skuadra e Simone Inzagit pëson humbjen e gjashtë në këtë sezon dhe të tretën radhazi brenda vetëm një jave.

Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Sassuolo, e cila tregoi kurajo dhe vendosmëri ndaj Lazios duke arritur ta përmbysë sfidën në kohën shtesë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, ku Luiz Alberto zhbllokoi sfidën në minutën e 33-ë. 45 minutat e dyta rezultuan një makth i vërtetë, ku Lazio nuk mundi ta merrte as barazimin ndaj Sassuolos, që mori maksimumin në këtë takim.

Pasi titulli kampion po largohet akoma më tepër, Lazio rrezikon seriozisht dhe vendin e dytë, pasi distance me Atalantën është vetëm 2 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheffield United kanë marrë tri pikë tejet të rëndësishme kundër…