Lazio shkatërroi Romën në derbi

15 janar 2021 | 23:26

Roma vishet me ngjyrat verdhekuq. Derbi i luajtur në “Olimpico” u fitua pastër 3-0 nga Lazio, duke i shkaktuar disfatën e katërt sezonale skuadrës së Fonseca-s.

Sfida nisi me një gafë të Ibanez, i cili i dha mundësinë Immobiles që të kalonte në avantazh ekipin e tij. Laio nuk ndalet me kaq, teksa 9 minuta më pas, është Luis Alberto që përfitoi nga një tjetër gabim i Ibanez, për të realizuar në portën e Lopez.

Në minutën e 66-të, Luis Alberto shënoi një perlë të vërtet nga distanca, duke i dhënë fund shpresave të Romës. Lazio tashmë ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, 3 më pa se verdhekuqtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NISMA Socialdemokrate ka reaguar lidhur me sondazhin që ka qarkulluar…