LDK-ja bojkoton fjalimin vjetor të presidentit Thaçi

22 dhjetor 2017 | 13:25

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se deputetët e LDK-së do ta bojkotojnë fjalimin vjetor të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili do t`i drejtohet deputeteve  sot në orën 13 e 30.

Hoti në një konferencë për media ka përmendur disa arsye që sipas tij dëshmojnë se presidenti Thaçi nuk po e kryen funksionin e tij kushtetues.

Ai ka deklaruar se bojkoti do të ndodh për shkak të ndikimit Thaçit në bërjen e koalicionit aktual qeverisës, dështimin e liberalizimit të vizave, dhe kundërvënien ndaj BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot…