Betohet Mytaher Haskuka, kërkon bashkëpunim në qeverisjen e tij

22 dhjetor 2017 | 13:24

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot betimin e tij në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Pas betimit, Haskuka, ka thënë se shpreson se asamblistët që bojkotuan seancën solemne të fillojnë punën me një opozitarizëm më konstruktiv. “Komuna e Prizrenit ka shumë probleme të akumuluara”, ka theksuar Haskuka.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar bashkëpunim me të gjithë për zgjidhjen e problemeve. “Premtoj nga sot që do të mundohem të kemi një demokraci të drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Haskuka.
Më tutje, Haskuka ka premtuar rritje të subvencioneve në bujqësi. Po ashtu ai ka premtuar se do ta mbrojë trashëgiminë historike të Prizrenit.

“Gjendjen në arsim dhe në shëndetësi do ta përmirësojmë bashkërisht”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se do të angazhohet edhe për një administratë transparente e efektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku,…