Nesër s’lejohen automjetet drejt parkut ‘Gërmia’

30 prill 2026 | 16:14

Me rastin e festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, kryeqyteti ka njoftuar se më 1 maj 2026 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.

Lajmin e ka bërë me dije Komuna e Prishtinës.

Njoftohet poashtu se përjashtim bëjnë linjat e autobusëve që kalojnë në rrugën në drejtim të parkut “Gërmia”, si dhe automjetet emergjente dhe të inspektoratit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv…