LDK-ja dërgon komentet kundërshtuese për çmimin e energjisë elektrike në ZRRE

31 janar 2022 | 15:17

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dërguar sot komentet kundërshtuese për çmimin e energjisë elektrike në ZRRE.

Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarë të kësaj partie gjatë një konference për media.

“LDK-ja kundështon ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës. Propozimi aktual i ZRRE-së, duke i trajtuar qytetarët në mënyrë të pa barabartë; ku një kategorie i subvencionohet 100% tarifa, ndërsa tjerave jo, është akt diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.

Ai ka theksuar se tarifat e propozuara janë të papërballushme, andaj LDK-ja kërkon që ato të mbeten të pandryshuara deri në fund të këtij viti; e qytetarët të kenë mundësi e kohë madje edhe të subvencionohen nga qeveria për tranzicion nga ngrohja me energji në ngrohje tjera alternative e më ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6.837 testime, 1.593…