LDK-ja distancohet nga logoja e slogani që nxori ministrja Bajrami

07 janar 2021 | 23:15

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se logoja dhe slogani që zyrtarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, nxori në “Facebook” disa orë më parë, nuk janë të parapara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai i ka quajtur “slogan e logo që po qarkullojnë në rrjete sociale”, por slogani “Mbesim në Lidhje” i shoqëruar me logon ku shihet një zemër e krijuar nga lidhëza e atleteve, u plasua nga ministrja në detyrë, Bajrami.

“Të nderuar. Një logo/slogan që po qarkullon në rrjete sociale nuk është logo/slogani i LDK-së për këtë fushatë”, ka thënë Mustafa, që është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë.

Lidhur me këtë logo në rrjete sociale pati shumë tallje.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja Demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri thirrje…