Nancy Pelosi kërkon largimin e menjëhershëm të Trumpit: Është i rrezikshëm!

07 janar 2021 | 23:05

Kryetarja Demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të Presidentit Donald Trump nga presidenca, përmes rekursit të amendamentit të 25-të të Kushtetutës Amerikane.

Një ditë pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin, Pelosi tha sot se Donald Trump kishte kryer një “akt kryengritës”.

“Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti një kryengritje të armatosur kundër Amerikës,” u tha Pelosi gazetarëve në Kapitol.

“Trump është një njeri shumë i rrezikshëm, ai nuk duhet të vazhdojë të jetë president”, u shpreh Pelosi.

Ajo tha se ishte duke pritur për një vendim nga Zëvendës Presidenti në largim Mike Pence nëse do të përdorte amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SH.B.A., duke lënë të hapur mundësinë e një mocioni kundër presidentit në largim.

Në të njëjtën kohë, demokrati David Cicilin tha se demokratët po përgatisin një mocion kundër Presidentit Donald Trump për ta hequr atë nga posti pas pushtimit të djeshëm të dhunshëm të Kapitolit nga mbështetësit e tij.

Neni 25 i Kushtetutës së SHBA lejon nënkryetarin, së bashku me shumicën e zyrtarëve të lartë ose anëtarëve të Kongresit, të deklarojnë presidentin “të paqëndrueshëm dhe të paaftë për të vazhduar të kryejë detyrat e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto janë 60 pikat ku do të kryhet vaksinimi kundër…