LDK-ja do të votojë pro transformimit të FSK-së

12 dhjetor 2018 | 11:50

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se deputetët e kësaj partie të premten do të votojë për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Në përputhje me vendimet të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja në seancën që pritet të mbahet këtë të premte do të mbështesim pakon e ligjeve për transformim të FSK-së. Republika e Kosovës si çdo shtet tjetër e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura”.

“Duam të shprehim falënderim ndaj ShBA-së dhe partnerëve tjetër për mbështetjen e këtij transformimi. Jemi munduar që prej shpalljes së pavarësisë që ky transformim të ndodhë i dakorduar edhe me të gjitha komunitetet. Të gjitha komunitet duhet të ndjehen të sigurt sepse forcat e sigurisë janë në shërbim të të gjithëve. Forcat e Sigurisë do të kontribuojnë për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Hoti në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shefja e…