Vuçiqi: Mogherini nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut

12 dhjetor 11:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi.

“Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë”, ka deklaruar Vuçiq për televizionin publik serb.

Ai ka thënë se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka fajësuar shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç ka thënë “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të…