LDK-ja e sfidon Kurtin në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit

01 korrik 2021 | 11:39

Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë, në të cilën do të debatohet edhe për qëndrimet e Qeverisë Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se kjo parti e ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga administrata Biden.

Gashi ka thënë që duan të dinë se cili është qëndrimi i qeverisë për këtë marrëveshje, teksa ka shtuar se presin që prezent në seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

“U dikutua për seancën e radhës që do të mbahet në mesin e javës së ardhshme. Do të kemi edhe një debat parlamentar që është thirrur nga LDK-ja, lidhur me marrëveshjen e arritur më 4 shtator në mes të ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan. Duam të shohim se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me këtë marrëveshje. Ne e kemi kërkuar këtë debat për të parë se cilat janë qëndrimet e qeverisë për këtë marrëveshje”, ka thënë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje, Gashi ka deklaruar se marrëveshja e Uashingtonit është në dobi dhe në të mirë të Kosovës.

“Është marrëveshje që është në dobi të Kosovës, në të mirë të Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Sa i përket qeverisë i kemi të paqarta se cilat janë veprimet e saj lidhur me këtë marrëveshje. Jemi të gatshëm që të mërkurën në seancë të debatojmë dhe duam që prezent të jetë edhe kryeministri Kurti. Prezent do të jetë edhe deputeti Hoti dhe personat e tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit të negocimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë  ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit…