LDK-ja i nis zgjedhjet e brendshme

16 mars 2019 | 20:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar sot kryetarët e degëve të LDK-së lidhur me, siç ka thënë ai, bashkërenditjen e procesit të brendshëm zgjedhor të partisë.

“Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë”, potencoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Rahovecit ka regjistruar fitore shumë të lartë (159-54)…