LDK-ja kërkon reduktimin e akcizës në naftë

24 qershor 2022 | 12:44

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se ajo “as nuk po di e as nuk po dëgjon”.

Zemaj ka thënë se LDK-ja nga muaj mars i ka propozuar qeverisë katër masa përmbajtjesore për përballje me krizën e rritjes së çmimeve.

“Qeveria, as nuk po di e as nuk po dëgjon. LDK, nga marsi, më shumë se 4 herë i ka propozuar 4 masat më përmbajtjesore për përballje me krizën: 1. Reduktimin e akcizës dhe normës së TVSh-së për derivate, për tre muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. 2. Zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi  për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. 3.  Indeksimin e pagave, të  përfitimeve pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike. 4.  Rritjen e subvencioneve në bujqësi”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo po përgatitet që të largohet nga Manchester United.…