LDK-ja kërkon shkarkimin e menaxhmentit në dy ndërmarrje publike

09 korrik 2019 | 16:43

Kryetarit i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të shkarkojë menaxhmenti e dy kompanive nga Prizreni, asaj të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”, për shkak të abuzimit me paranë publike.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se këto dy kompani kanë dëshmuar se të gjitha pasqyrat financiare të tyre janë nën nivelin e pritur për shkak të parregullsive të mëdha.

Në këtë kontekst, Selmanaj ka ftuar organet e drejtësisë të hetojnë abuzimet me pozitat publike.

Selmanaj ka theksuar se në bazë të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, këto dy ndërmarrje të gjitha pasqyrat financiare i kanë jashtë përputhjeve të kontabilitetit.

“Të dyja këto raste na dëshmojnë se pothuajse të gjitha pasqyrat e tyre financiare i kanë jo në përputhje me standardet e kontabilitetit që i bie se Qeveria si aksionari kryesor i këtyre ndërmarrje nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me asetet që i ka vetë ajo”, ka thënë Selmanaj. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur ambasadorin britanik në…