LDK-ja organizon mbledhje komemorative për Alush Gashin
20 maj 2026
| 12:16
Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të enjten do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të presidentit Rugova, Alush Gashi.
Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK).
Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.



