LDK-ja paralajmëron hetim parlamentar për skandalin e vajit dhe grurit

03 gusht 2023 | 11:47

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar hetim parlamentar për rastin e skandalit të vajit dhe grurit.

“Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gashit:

Keqpërdorimet dhe abuzimet eventuale me rezerva shtetërore, përkatësisht me produkte esenciale, kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore.

Në këtë kontekst, LDK me fillimin e sesionit vjeshtor do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku e ka mbajtur një takim privat me viktimat…