LDK-ja: Për tri vjet, kjo qeveri i ka dhënë 781 tenderë sekret

07 prill 2024 | 11:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se lufta kundër korrupsionit është propagandë.

Sipas LDK-së, për vetëm tre vite, kjo qeveri i ka dhënë plot 781 tenderë sekret; plot 209 milionë euro të dhëna në formë sekrete.

“I bie që çdo ditë në këtë Qeveri është nënshkruar në 4 sy 1 tender sekret. Pra, një tender sekret për çdo ditë. Praktika e tenderëve sekret është rritur nga viti në vit; 30 milionë vitin e parë, 70 milionë vitin e dytë, plot 109 milionë euro në vitin e tretë”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert…