LDK-ja rikonfirmon votën unanime pro demarkacionit

21 shkurt 12:21

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të prirë nga kryetari i grupit parlamentar Avdullah Hoti, kanë pritur në takime të ndara ambasadorin amerikan Greg Delawie, dhe shefen e Zyrës së BE-së Natalia Apostolova.

Në këto dy takime është biseduar për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë në procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Me këtë rast, ambasadori Delawie ashtu edhe Apostolova, kanë vlerësuar lartë kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ritheksuar edhe një herë  qëndrimin e LDK-së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe  ka konfirmuar votën unanime pro të grupit parlamentar.

Gjithashtu Hoti e ka cilësuar të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shteteve të BE-së gjatë këtij procesi dhe i ka falënderuar ata për mbështetjen që po i japin vendit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, dhe…