LDK-ja vazhdon mobilizimin për zgjedhje, formon Departamentin e Ekonomisë dhe Financave

29 prill 2024 | 21:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur Departamentin e Ekonomisë dhe Financave brenda partisë që i prin.

Ai ka njoftuar se pjesë e këtij departamenti janë ekspertë dhe profesionistë të fushës, të dërguar nga të gjitha degët e LDK-së, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Si përmbledhje e një ekipi që do të ndërtojë dhe promovojë programin politik ‘Rruga e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, Kosova meriton dhe mundet më mirë. Për këtë arsye ai ka premtuar buxhetin prej 4.5 miliardë eurove.

“Rritje ekonomike 5%, miliardë euro investime kapitale, Central me gaz, qendër e re spitalore, investime në Brezovicë e Dukagjin, përfundim i të gjitha rrugëve rajonale, stadium Kombëtar në Prishtinë, koeficient 150, aviokompani kombëtare, 500 milion euro investim në Teknologji, Këto janë disa nga synimet më madhore të ‘Rrugës së Re’. Gjatë ditëve e javëve në vijim, do ta shpalosim secilin – secilin projekt – në veçanti”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe…