LDK-ja pas vendimit të Kushtetueses: Tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

28 maj 2020 | 23:19

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Në një postim në  llogarinë e vet në “Facebook”, Gashi ka thënë se tashmë dihet se si duhet të veprohet dhe se kjo vlen edhe për të ardhmen.

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen!” ka shkruar Gashi.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut në nderim të 22 vjetorit të pushkës…